Basha: Sanksionet nga SHBA janë të padrejta

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 19:44
Basha: Sanksionet nga SHBA janë të padrejta

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës lidhur me zhvillimet në veri të vendit, i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Basha ka deklaruar se me miqtë duhet të bashkëpunohet ditë e natë, por se sanksionet janë të padrejta.

“Me miqtë duhet me bashkëpunu ditë e natë. Na po pajtojmë qëtu që është e padrejtë çka është bë, që janë vu se sanksione ndaj Kosovës. Është e padrejtë. Të gjithë konstatojmë se është e padrejtë se na as nuk e kemi sulmuar KFOR-in…sanksionet janë të padrejta”, ka thënë Basha

Basha ka thënë se një kryeministër i vendit në disa raste duhet të vendos vet për vendime shtetërore.

“Pse po mendoni se të gjitha kërkesat, çka të thotë dikush t’i duhesh me ba. Ti je kryeministër, ti duhet të vlerësosh vet nganjëherë. Përndryshe cila është arsyeja që kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë.”, ka deklaruar Basha.

(Kosova Sot Online)