Kapen disa persona për shezlongët në plazh

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 14:07
Kapen disa persona për shezlongët në plazh

Një tjetër sherr për shezlongët në plazh ka ndodhur në Shkodër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar si dhe u shpallën në kërkim dy 27 vjeçarë, të tre banues në Shkodër.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)