Hovenier: Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë pas situatës në Veri

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 16:35
Hovenier: Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë pas situatës në Veri

Nuk po do që të përdorë fjalën “sanksione” ndaj Kosovës, pasi sipas tij, ato janë vetëm disa pasoja si shkak i situatës aktuale, ka deklaruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se shpreson që kjo situatë të kalojë në mënyrë që të mos ketë më pasoja, teksa refuzoi të përgjigjet se cka do të ndodhte sikur Kurti të mos ndërronte mendje.

“Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë. Unë do të thosha se SHBA-ja po mendon se  ne duhet ta inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë atë që ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet tani”, tha Hovenier.

Ai tha se ajo se më e rëndësishmja aktualisht është shtensionimi i situatës.

“Unë do të thosha se nuk është diçka që SHBA-të do ta ndryshojnë situatën por kjo kërkon një vendim të kryeministrit Kurti dhe të qeverisë së Kosovës. Pikërisht për këtë tani po flisnim”, tha Hovenier.

(Kosova Sot Online)