Lëndohet një burrë dhe alivanoset një grua në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 09:54
Lëndohet një burrë dhe alivanoset një grua në Prishtinë

Në Prishtinë, Policia njofton se një person e ka sulmuar fizikisht një person tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Në këtë përleshje ka ndërhyrë një person, i cili është lënduar dhe është alivanosur një grua.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Besi, Prishtinë 02.06.2023 – 19:35. I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht ankuesin mashkull kosovar. Gjatë ndërhyrjes për të evituar sulmin, është lënduar viktima mashkull kosovar dhe është alivanosur viktima femër kosovare, të cilëve i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.”

(Kosova Sot Online)