Erden Atiq e pret në zyrën e tij Ilir Pecin
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se sot e ka pritur në takim kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, përcjell “Kosova Sot Online”.
Atiq tha se së bashku kanë diskutuar për sfidat dhe problematikat që përballen qytetarët e këtyre komunave.
“Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë. Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”.
(Kosova Sot Online)