Kapiti: Shqipëria të vetmen përkrahje që mund të bëjë për Kosovën është t’a largojë Edi Ramën nga pushteti

Kapiti: Shqipëria të vetmen përkrahje që mund të bëjë për Kosovën është t’a largojë Edi Ramën nga pushteti
Kapiti: Shqipëria të vetmen përkrahje që mund të bëjë për Kosovën është t’a largojë Edi Ramën nga pushteti

Skender Kapiti

  • 02 June 2026 - 16:01

Nga Skënder Sadri KAPITI

Është për të ardhur keq që  jo vetëm politika si ajo e PS-së dhe e PD-së por edhe mediat dhe intelektualët, por madje edhe në tërësi e gjithë shoqëria në Shqipëri e mbajnë në pushtet antikosovarin mw tw madh  pas Vuçiçit, Edi Ramën, i cili i bën fshirjen dhe harresën, i cili i bën avokatinë mbrojtëse  dhe rehabilitimin e ishministrit të regjimit genocidist të Millosheviçit,  Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.Prandaj nëse Shqipëria  don që t’i bëjë ndonjë të mirë Kosovës është ajo që , populli shqiptar në Shqipëri ta largojë zulluqarin antishqiptar Edi Rama nga pushteti.

Parimi i Kurtit është e vërteta kombëtare, ai të parin ka interesin kombëtar dhe ky është dallimi thelbësor mes tij dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Mirëpo është për të ardhur keq që as mediat dhe as shoqëria shqiptare nuk është se e kanë kundërshtuar vecse shumë rrallë e sipërfaqësisht qëndrimin pro Beogradit të Ramës në lidhje me Kosovën.

Kurti po zgjon patriotizmin në Shqipëri, po zgjon shoqërinë shqiptare në Shqipëri , e cila mjerisht nuk kundërshtoi  Kryemistrin e zgjedhur prej tyre; shoqëria dhe mediat në Shqipëri nuk i kundërshtuan seriozisht asnjë herë dëmet  që Rama  i ka bërë Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi; nuk e kundërshtuat kur Rama vendosi traun ndarës, Taksën e gjobës për shqiptarët e Kosovës në “Rrugën e Kombit”; nuk kundërshtuan as kur Rama mbështeti fuqishëm  coptimin e Kosovës;nuk e kundërshtoi Shqipëria qeverinë  dhe kryeministrin Rama për projektin e tij antiKosovë të Minishengenit; nuk e kundërshtoi  shoqëria dhe as mediat e Tiranës sanksionet e Edi Ramës kundër Kosovës, nuk e kundërshtoi shoqëria dhe as mediat në Shqipëri vëllazërinë e tij me kriminelin Vucic edhe atë se Edi Rama nuk e njeh genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës përderisa as nuk ka miratuar parlamenti rezolutë që dënon genocidin serb; nuk e kundërshtuan në Shqipëri   as deklarimin e tij se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.Kundër Kurtit në Kosovë janë sahanlëpirësit, politikanët servilë dhe mediat e gazetarët mercenarë te Edi Rama që vijnë e vjellin helm kundër Kurtit nëpër televizionet e Tiranës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".