Treni përplas disa lopë në këtë vend

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 22:50
Treni përplas disa lopë në këtë vend

Një tren që udhëtonte natën nga Parisi në Nicë u përplas me një tufë lopësh mbrëmjen e së martës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediave franceze, tre nga lopët u bllokuan në motorin e trenit dhe ngordhën dhe shtatë të tjera u vranë.

Treni po udhëtonte me 150 kilometra në orë në momentin e përplasjes.

Në mesin e pasagjerëve nuk pati të lënduar. 384 pasagjerët 1ë ndodheshin në tren u kthyen në Paris në orën gjashtë të mëngjesit të së mërkurës.

Disa shërbime të mërkurën u vonuan, por trafiku u rivendos plotësisht shpejt.

(Kosova Sot Online)