Vetëvendosje: Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste e Vuçiqit të përcaktojë rendin kushtetues

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 14:51
Vetëvendosje: Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste e Vuçiqit të përcaktojë rendin kushtetues

 Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që t’i rezistohet milicisë fashiste të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, që është e njëjta me atë të presidentit aktual serb, Aleksandar Vuçiq, 

Në videon e shpërndarë, përmendet Serbia për cenim të vazhdueshëm të integritetit territorial të Kosovës.

 “Republika e Kosovës është përpjekja shekullore e e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujt e tjerë. Republika e Kosovës është rezultat i mijëra martirëve e të burgosurve politik. Ajo është rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e perëndimit. Ka vetëm një vend që nuk do të pajtohet me këtë fakt: Serbia”, thuhet në video.

“Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ky shtet autokratik vazhdon të cenojë integritetin e vendit. Përmes milicisë fashiste Serbia vazhdon të cenojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)