Anija shpërthen në flakë në mes të detit, disa turistë të zhdukur

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 13:58
Anija shpërthen në flakë në mes të detit, disa turistë të zhdukur

Një jaht është përfshirë nga flakët në mes të detit të Kuq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Sipas raportimeve nga mediat britanike, mësohet se tre turistë britanikë janë zhdukur pasi jahti i quajtur Uragani shpërtheu në flakë. Në anije mësohet se ishin 29 persona.

Pamjet tronditëse treguan gjysmën e jahtit duke u shkatërruar nga flakët. Shërbimet e shpëtimit u alarmuan për zjarrin pasi flaka u tha se kishte filluar në dhomën e motorit për shkak të një qarku elektrik.

Deri më tani, 26 pasagjerë janë shpëtuar, ku 12 prej tyre janë britanikë dhe 14 të tjerë mendohet të jenë egjiptianë.

(Kosova Sot Online)