Opozitari serb ftohet nga BIA për bisedë informative

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 08:09
Opozitari serb ftohet nga BIA për bisedë informative

Politikani opozitar serb, Boban Bodganoviq, tregoi se është ftuar nga Shërbmet Sekrete Serbe (BIA), për bisedë informative,përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se nuk e di arsyen dhe temën e bisedës.

“Nesër në orën 09:00 jam i ftuar në ambientet e Agjencisë së Sigurisë (BIA) për një intervistë informative. Nuk e di cila është arsyeja dhe tema e bisedës, por supozoj se bëhet fjalë për mbështetjen time për Serbinë për integrimin euroatlantik dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai dje.

Bodganoviq është kryetar i subjektit “Odgovor”. Më 14 dhjetor të 2022-s pati vizituar Kosovën, ku nënshkroi marrëveshje me nismën qytetare “Liri, Drejtësi, Mbijetesë” të ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq.

(Kosova Sot Online)