Meloni: Me Berlusconin Italia mësoi të mos dorëzohej kurrë

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 13:40
Meloni: Me Berlusconin Italia mësoi të mos dorëzohej kurrë

Ndarja nga jeta e Silvio Berlusconit, politikanit dhe biznesmenit të njohur italian ka sjellë reagime të liderëve nga mbarë bota, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministja e Italisë, Giorga Meloni e përshkroi Silvio Berlusconin si njeriu qe i mësoi vendit të tij që të mos vendoste kurrë kufinj mbi atë çfarë mund të arrinte.

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar. Ai ishte një njeri që nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht guximi dhe vendosshmëria e tij që e bënë atë një ndër njerëzit më me ndikim në Historinë e Italisë. Me të Italia mësoi të mos dorëzohej kurrë. Me të kemi fituar dhe humbur shumë beteja dhe për të ne do përmbushim të gjitha synimet që i kishim vënë vetes së Bashku. Mirupafshim Silvio”, tha ajo.

Mateo Salvini, zëvendëskryeministri Italian u shpreh se sot vendi humbi një Italian të madh dhe ai humbi një mik.

Roberta Metsola, Presdiente e Parlamentit Europian e përshkroi Silvio Berlusconinin si sipërmarrësin, eurodeputetin kryeministrin dhe sentarin që la gjurmë të thella dhe nuk do të harrohet kurrë.

Vladimir Putin, president i Rusisë që njihet për marrdhënet e mira me ish-kryeministrin italian, u shpreh se ndarja nga jeta e Berlusconit është një humbje e madhe jo vetëm për Italinë, por edhe për politikën botërore.

Putin deklaroi se Silvio ishte një mik i tij që ai gjithnjë ka vlerësuar për mençurinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime të vështira.

Viktor Orban shkroi se nga kjo botë u largua një luftëtar i madh, ndërsa kryeministri Holandez Mark Rutte shkroi se do ta kujtoj gjithmonë Berlusconin si një politikan pasionant.

(Kosova Sot Online)