Detaje nga vendi ku pas të shtënave u gjet një person pa shenja jete

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 22:00
Detaje nga vendi ku pas të shtënave u gjet një person pa shenja jete

Në “Rrugën C” në Prishtinë, raportohet se ka pasur të shtëna me armë mbrëmjen e së mërkurës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një person ka mbetur pa shenja jete. Kjo është konfirmuar  Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)