Thaçi: Perëndimi dëshiron me tërheqë nga orbita ruse Serbinë

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 13:39
Thaçi: Perëndimi dëshiron me tërheqë nga orbita ruse Serbinë

Kosovës i konvenon një Serbi pro-perëndimore, por thotë se kjo nuk duhet të realizohet në dëm të Kosovës, ka deklaruar Jusuf Thaçi, analist politik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Thaçi ka thënë se “Kosova tash është instrument për kururitje”.

“Kohën kur perëndimi dëshiron me tërheqë nga orbita ruse Serbinë, Kosova është instrument për kusuritje”, ka thënë ai.

Thaçi ka deklaruar se qëllimi i perëndimit është i mirë, por kjo s’duhet ta dëmtojë Kosovën.

“Është qëllim i mirë, jo vetëm për perëndimin, pore dhe për Serbinë, edhe për neve. Por jo nëse çmimin me pagu ne”, ka deklaruar ai.

Ai në vazhdim, ka deklaruar se Kosova nuk është në pozitë të favorshme, por shton se është në të drejtën e saj.

(Kosova Sot Online)