Kurti takohet me Ali Ahmetin, "Dënojmë aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës"

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 11:28
Kurti takohet me Ali Ahmetin,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës, i cili mbahet në Strugë, ku edhe është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti tregon se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në raportet me Serbinë, ndërsa ka dënuar edhe aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave special të Serbisë.

Ahmeti ka shkruar se Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.

“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë. Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar”.

“Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë. Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat”. ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)