Scholz: Ne jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 18:25
Scholz: Ne jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

Manovrat e mëdha ajrore të NATO-s në Evropë demonstrojnë forcën dhe unitetin e Gjermanisë dhe aleatëve të saj, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një vizite në bazën ajrore Jagel në Gjermaninë veriore, rreth 45 kilometra nga kufiri danez, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, tha Scholz.

Manovrat “Air Defender 2023”, ku përfshihen 10 000 ushtarë dhe 250 avionë nga 25 vende, janë stërvitjet më të mëdhe ajrore në historinë e NATO-s.

Ato nisën të hënën dhe pritet të zgjasin deri më 23 qershor.

Stërvitjet simulojnë përgjigjen e NATO-s ndaj një sulmi nga një aleancë fiktive lindore në portin gjerman të Rostokut të Detit Baltik.

Scholz tha se bashkëpunimi i ngushtë brenda NATO-s dërgon një mesazh të rëndësishëm në këto kohë, duke iu referuar pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se stërvitjet do të fokusohen gjithashtu në përmirësimin e bashkëpunimit midis ushtrive aleate.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha të enjten se “Air Defender 2023” ishte një sukses deri më tani, pa asnjë incident dhe praktikisht asnjë ndërprerje në trafikun ajror civil.


(Kosova Sot Online)