Në Vjenë protestohet në mbështetje të Kosovës

  • E.k /
  • 19 June 2023 - 07:52
Në Vjenë protestohet në mbështetje të Kosovës

Këshilltarja e jashtme e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka treguar se dje në Vjenë të Austrisë është protestuar në mbështetje të Kosovës, për shkak të zhvillimeve tensionuese në Veriun e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot në Vjenë, në vendin e të drejtave të njeriut, një zë i fuqishëm për demokracinë dhe paqen si dhe mbështetjen për Kosovën”.

“STOP lëshimeve dhe STOP mbështetjes për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve. Ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Schneeberger në Tëitter teksa ka publikuar fotografi.

(Kosova Sot Online)