Lajçak e Escobar sot do të mbajnë diskutim publik për Kosovën e Serbinë

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 07:58
Lajçak e Escobar sot  do të mbajnë diskutim publik për Kosovën e Serbinë

Sot nga Uashingtoni, emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky diskutim do të mbahet në orën 15:00 sipas kohës sonë, drejtpërdrejt

Ky diskutim do të ofrojë njohuri se si SHBA dhe BE synojnë të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme që Serbia dhe Kosova të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme.

(Kosova Sot Online)