Raportohet se serbët po i prejnë ilegalisht drunjtë përreth Jarinjes

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 20:42
Raportohet se serbët po i prejnë ilegalisht drunjtë përreth Jarinjes

Disa qytetarë serbë duke prerë ilegalisht pyllin përreth, policia kufitare në Jarinje sot i ka zënë në flagrancë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata janë zënë duke e ngarkuar me drunj një kamion, i cili duket të jetë kamion ushtarak.

Kamioni në fjalë kishte targa “KM”, të mbuluara me stikersa.

Akoma nuk dihet se sa dëm është shkaktuar nga prerja ilegale e këtyre drunjve.

(Kosova Sot Online)