Rama: Serbia asnjë lloj të miri s’ka, asnjë lloj përfitimi s’ka, duke mbajtur në burg tre polic të një shteti tjetër

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 15:32
Rama: Serbia asnjë lloj të miri s’ka, asnjë lloj përfitimi s’ka, duke mbajtur në burg tre polic të një shteti tjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se aktualisht raporti i vetëm në mes të shtetit që drejton dhe Serbisë është vetëm për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe për asgjë tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka shtuar se uron që që lirimi i tyre të ndodh sa më parë.

“Serbia duhet të angazhohet shumë më seriozisht në marrëdhëniet me ne. Janë tre njerëz që mbahen atje nga një shtet, se s’kanë bërë asgjë. Dhe mbulohet kjo me jo u arrestua kjo, u arrestua ai. Një shtet demokratik, edhe sikur të jenë të vërteta ato që thuhen për arrestimet nga forcat legjitimet të sigurisë në Kosovë, nuk reagon një shtet duke bërë simetri, ti po kap të mitë, unë po kap të tutë.

Shtet demokratik, respekton të drejtat e njerëzve.

Sa kohë ata njerëz janë atje, raportet tona janë pa asnjë gjë të re, përkundrazi, marrëdhëniet tona me Serbinë sot është vetëm për këtë çështje. S’kemi asnjë marrëdhënie tjetër për asgjë tjetër. Uroj që lirimi të ndodh sa më parë. Çdo ditë është shumë e dëmshme, për vetë Serbinë, për rajonin, për këtë proces (Open Balkan). Është vetëm keq. Asnjë lloj të miri s’ka, asnjë lloj përfitimi s’ka, duke mbajtur në burg tre polic të një shteti tjetër për shkelje kufiri. S’bëhet fjalë për të pasur asnjë zhvillim tjetër në raportet tona, pa u zgjidhur kjo. S’është ultimatum, as kërcënim. Është vetëm pasojë e një fakti”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)