Sikur në filma policia e Kosovës arreston 'rusin' në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 18:12
Sikur në filma policia e Kosovës arreston 'rusin'  në Mitrovicën e Veriut

 N.O, një prej të dyshuarve kryesor për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj, e ka arrestuar sot Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

N.O i njohur edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” është i dyshuar për përfshirje në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ndërkohë, në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i arrestimit të N.O nga Policia e Kosovës në autolarje.

(Kosova Sot Online)