Biden ngatërron himnin kombëtar me atë të Indisë

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 19:18
Biden ngatërron himnin kombëtar me atë të Indisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë një tjetër gafë. Në takimin me kryeministrin indian Narendra Modi, Biden ka ngatërruar himnin amerikan me atë indian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që të gjithë e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar.  Sapo e kuptoi se e kishte ngatërruar, Biden e ul dorën ngadalë.

Mirëpo, duhet thënë se e kuptoi që e kishte gabim pas të paktën 15 sekondave.


(Kosova Sot Online)