Një person dërgohet në mbajtje pasi e sulmoi mjekun kujdestar

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 09:23
Një person dërgohet në mbajtje pasi e sulmoi mjekun kujdestar

 Në person në Ferizaj, është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të Ferizajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM- Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)