Përparim Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Pejën pas përmbytjeve

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 10:30
Përparim Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Pejën pas përmbytjeve

Jemi të gatshëm që t’i ndihmojnë qytetarëve të Pejës pas vërshimeve të mëdha mbrëmë, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e nënës dhe fëmijës 5 vjeçar që vdiqën mbrëmë si pasojë e përmbytjeve.

“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që  këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)