Varhelyi: Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 15:35
Varhelyi: Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur vendimin e autoriteteve serbe për lirimin nga paraburgimi të tre policëve të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka kërkuar depëshkallëzim të situatës në veri, zgjedhje të reja dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe Marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar në Twitter, Varhelyi.

(Kosova Sot Online)