Orban thotë se fuqia e Putinit mbetet ‘stabile’

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 18:33
Orban thotë se fuqia e Putinit mbetet ‘stabile’

Pavarësisht rebelimit të ëagner-it, kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i njohur i presidentit rus Vladimir Putin theksoi se sovraniteti i tij nuk vihej në dyshim. “Unë nuk i kushtoj shumë vëmendje kësaj ngjarjeje,” tha lideri hungarez në një intervistë për mediat gjermane i pyetur për këtë situatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse kjo kryengritje mund të ndodhë, është një shenjë e qartë dobësie. Por nëse zgjidhet brenda 24 orëve, është një shenjë fuqie,” tha Orban. “Ju e dini që Putin është presidenti i Rusisë. Pra, nëse dikush mendon se mund të dështojë ose të zëvendësohet, ai nuk e kupton popullin rus dhe strukturat e pushtetit rus”, sipas tij.

“Strukturat në Rusi janë shumë të qëndrueshme. Ata mbështeten te ushtria, te shërbimet sekrete, te policia, kështu që është një lloj vendi tjetër, është një vend i përkushtuar ndaj ushtrisë,” shpjegon Orban.

(Kosova Sot Online)