Shkarkohet kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 17:39
Shkarkohet kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kuvendi Komunal i Gjilanit, e ka shkarkuar kryesuesin,  Arianit Sadiku, përcjell "Kosova Sot Online".

Kërkesën për shkarkimin e kryesuesit, në emër të 19 anëtarëve të Kuvendit, të cilët e kanë iniciuar këtë çështje, e ka arsyetuar Avdyl Aliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Aliu ka thënë se Kuvendi nuk ka funksionuar mirë që prej fillimit, ndërkaq prej korrikut të vitit 2022 e këndej është futur në krizë dhe nuk po mund të funksionojë.

(Kosova Sot Online)