Lista Serbe: Jemi të interesuar vetëm për formimin e Asociacionit
Lista Serbe njoftoi sot se populli serb në Kosovë është i interesuar vetëm për Bashkimin e Komunave Serbe, përcjell "Kosova Sot Online".
Ata kanë thënë se vendimi për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, është e pavlefshme dhe askush nga qytetarët nuk e konsideron të rëndësishme.
“Sa i përket asociacionit, qytetarët tanë janë të interesuar vetëm për Bashkimin e Komunave Serbe, si institucion ombrellë i popullit serb, i cili do të mbrohet nga regjimi i Albin Kurtit, apo dikush tjetër që do të donte që nesër ta ndërtojë karrierën politike mbi represionin e popullit serb, duke i bashkuar komunat serbe në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
(Kosova Sot Online)
