Policia ia sekuestron 7kg drogë të dyshuarit në Merdar

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 15:05
Policia ia sekuestron 7kg drogë të dyshuarit në Merdar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdar ka ndaluar një veturë me targa të huaja. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren janë sekuestruar 7kg marihuanë, 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, 2 aparate për vacuum, 2 peshore digjitale.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)