Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 22:36
Rama, Hovenierit: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar ShBA-në për gjithçka ka bërë për Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai madje i tha ambasadorit Hovenier se Kosova me Amerikën, përveçse janë miq, janë edhe vëllezër.

“I thash Ambasadorit, sepse e dini, po merret me shumë tema serioze në politikë, por i thash se jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së. Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë. Jemi miq, vëllezër përgjithmonë. Urime 4 korrikut të gjithëve. T’i ndjekim fishekzjarrët”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)