Në Kosovë bie numri i kurorëzimeve

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 16:32
Në Kosovë bie numri i kurorëzimeve

Numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë gjatë vitit 2022 ka rënë për 1.5 për qind, krahasuar me vitin paraprak, përcjell "Kosova Sot Online".
 
 Numri i kurorëzimeve jashtë Kosovës është rritur për 3.9 për qind, ku janë regjistruar 1 mijë e 627 kurorëzime në vitin 2022, nga 1 mijë e 566 sa ishin regjistruar një vit më parë.
 
“Më pak qifte të kurorëzuar në vitin 2022 sesa një vit më parë. Në vitin 2022, janë regjistruar 19 490 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 17 863 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 627. Krahasuar me vitin paraprak (2021) që ishin 18 131 kurorëzime, në vitin 2022 janë kurorëzuar 17 863, ose 1.5% më pak. Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 627 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2021 (1 566 Kurorëzime), janë 3.9% më shumë qifte të kurorëzuara. Nga të dhënat statistikore, shifet se kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, ndërsa (jashtë Kosovës) ka numër më të madh të qifteve të kurorëzuara në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021”, thuhet në komunikatë.

 (Kosova Sot Online)