Rama nis turin Ballkanik! Ja kë pritet të takoj në Kosovë

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 19:30
Rama nis turin Ballkanik! Ja kë pritet të takoj në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të nis një tur ballkanik, në datat 6 dhe 7 korrik, ku do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë, përcjell "Kosova Sot Online"

Raportohet se Rama do të shkoj në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ndërsa ditën e premte ai pritet të jetë në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Kujtojmë se në Kosovë Ramës i është refuzuar takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por sipas raportimeve kryeministri Rama do të pritet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online