Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 14:33
Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si një nga personat që mund ta pasojë Miroslav Lajçakun në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Tashmë është bërë e ditur se ai është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".

Në profilin e tij në platformën “X” Pahor shkruan se për draftin për dialogun Kosovë-Serbi fillimisht dëshiron të koordinohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shtetet anëtare të BE-së dhe QUINT-in.

“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e radhës…Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, shkruhet në postimin e tij në platformën në “X.

(Kosova Sot Online)