Edi Rama arrin në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani në Presidencë

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 16:12
Edi Rama arrin në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani në Presidencë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Presidencën e Kosovës ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo vizitë e tij në Kosovë është në kuadër të turit në vendet e Ballkanit, të cilin e nisi sot.

Rama do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, por ende nuk ka një konfirmim nëse do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)