Sulm i tmerrshëm me thikë në një kopsht fëmijësh me 6 persona të vdekur, mes tyre tre fëmijë

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 09:10
Sulm i tmerrshëm me thikë në një kopsht fëmijësh me 6 persona të vdekur,  mes tyre tre fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës. Një person ka hyrë në ambientet e kopshtit dhe ka sulmuar me thikë të pranishmit atje, të vegjël e të mëdhenj, duke shkaktuar terror e panik, transmeton "Kosova sot Online".

BBC raporton se si pasojë e sulmit kanë mbetur të vdekur 6 persona, ndërsa është plagosur një person.

Viktimat janë tre fëmijë, një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zëdhënëse të qytetit. Sulmi ndodhi të hënën në orën 07:40 me orën lokale.

Në lidhje me sulmin është arrestuar një 25-vjeçar. Autori është arrestuar në orën 08:00, ndërsa policia e cilëson sulmin të paramenduar dhe të mirë planifikuar.

(Kosova Sot Online )