Hovenier: Tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës

  • E.k /
  • 10 July 2023 - 19:29
Hovenier: Tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar për bisedën që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria po ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës.

”Mori pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës”, ka shkruar ai në Tëitter.

(Kosova Sot Online)