Tahiri – Kusari-Lilës: Nuk kam orë me vlerë 30 mijë euro, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 21:04
Tahiri – Kusari-Lilës: Nuk kam orë me vlerë 30 mijë euro, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK -së, Abelard Tahiri, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka gënjyer rreth tij, ku tregoi se ai nuk posedon orë 30 mijë euro, përcjell "Kosova Sot Online".

Tahiri thotë se kjo nuk është njerëzore, shton se është mjerim.

Ai shtoi për Mimozën se si mundet të gënjejë ajo në këtë mënyrë.

”Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove. Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)