Samiti i NATO-s, Rama poston videon ku shfaqet me automatik në duar

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 09:13
Samiti i NATO-s, Rama poston videon ku shfaqet me automatik në duar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen të gjithë liderët botërorë që kanë marrë pjesë në samitin dy ditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në video paraqiten të gjithë liderët, me armatime të NATO-s, sipas viteve kur janë bërë pjesë e Aleancës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ku në video shihet si ushtar me automatik në dorë.

(Kosova Sot Online)