Bllokohet sërish foltorja e Kuvendit nga deputetët

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 16:54
Bllokohet sërish foltorja e Kuvendit nga deputetët

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka tentuar ta rivazhdojë seancën e thirrur për sot pas disa minutave ndërprerje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar që seanca e sotme të vazhdojë me pyetje parlamentare, sic ka propozuar Konjufca.

Pas rikthimit në sallë, disa orë pas përleshjes fizike të pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, Konjufca propozoi që të tejkalohet diskutimi i cili u ndal te fjala e Kryeministrit Albin Kurti dhe seanca të vazhdojë me çështje të tjera.

Por, deputetët e PDK-së kanë kërkuar sqarime për ndërprerjen e seancës së mëhershme, në të cilën po diskutohej për bisedat e incizuara të shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarin me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Ata kanë refuzuar të vazhdohet diskutimi për çështje të tjera duke e bllokuar foltoren e Kuvendit dy herë.


(Kosova Sot Online)