Në Kuvendin e Kosovës tensionet janë rikthyer përsëri

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 17:15
Në Kuvendin e Kosovës tensionet janë rikthyer përsëri

Deputetët e VV-së e kanë bllokuar pjesën e foltores duke mos lejuar deputetët e PDK-së që të kenë qasje në pjesën deri tek kryekuvendari Konjufca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, është acaruar me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, të cilët kanë qenë shumë afër eksalimit në përplasje fizike.

Megjithatë kanë ndërhyrë deptuetët e tjerë të Kuvendit për t’i ndalur, derisa deputeti Thaçi shihet i nervozuar teksa tenton të gjej ndonjë shteg për të arritur deri tek deputeti Hajdar Beqa. Megjitahtë gjendja është qetësuar pas pak çastesh.

(Kosova Sot Online)