Lushtaku tregon si nisi përleshja: Kur e pashë Besnik Bislimin…

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 21:54
Lushtaku tregon si nisi përleshja: Kur e pashë Besnik Bislimin…

Nuk e kisha në plan ta sulmonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai  ka thënë se aksioni i tij ishte simbolik dhe spontan.

“Bislimi më ka gjuajtur me shishe e cila më ka rënë në gojë. Qëllimi im nuk ka qenë që të sulmojë”, ka thënë Lushtaku.

“Më vjen keq që ka ndodhur, por më shumë duhet me i ardh keq Qeverisë Kurti, si dhe Bislimit e Muratit që kanë provokuar”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dashur që ta largojë vëmendjen siç tha ai për “skandalin e Mimoza Kusari-Lilës”. 

(Kosova Sot Online)