Vrasja në Ferizaj, Gjykata Themelore nesër do ta shpall aktgjykimin ndaj Qendrim Januzit

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 14:44
Vrasja në Ferizaj, Gjykata Themelore nesër do ta shpall aktgjykimin ndaj Qendrim Januzit

Gjykata Themelore e Ferizajit do ta shpall nesër aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit në Ferizaj para dy vjetësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Seanca gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje penale, do të nisë në orën 10:00.

“Ju njoftojmë se të marten më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

(Kosova Sot Online)