Knaus thotë se janë ndërtuar “kurthe perfekte” për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 14:36
Knaus thotë se janë ndërtuar “kurthe perfekte” për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë se propozimi i fundit e QUINT-it që kushtëzon themelimin e Asociacionet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një kurth i përsosur i Serbisë.

Ai ka numëruar ndër vite procedurat nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe kërkesat që i janë bërë për thermelimin e Asociacionit.

“Një Asociacion mund të krijohet TANI. Qeveria e Kosovës nuk mund dhe nuk do ta ndalë atë, nëse është në përputhje me kushtetutën e saj. Këtë ia premtoi sërish Këshillit të Evropës. Por tani disa në Quint thonë: derisa të ketë një ASM, Kosova do të bllokohet të bashkohet me Këshillin e Evropës. Kjo do të garantonte që as Asociacioni dhe as në Këshillin e Evropës të mos ndodhë kurrë”, ka shkruar Knaus.

Kjo sipas Knausit është ajo që duan Vuçiq dhe Serbia. “Ta mbajnë Kosovën të izoluar, ndërkohë që riarmatosen”, tha ai.

“Marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacioni i komunave me shumicë serbe… Pas marrëveshjes që propozimet për statutin e një Asociacioni të tillë të vijnë nga ekipi që përfaqëson komunat serbe të Kosovës. Asgjë tjetër nuk ka kuptim ose nuk është e ligjshme. Standardet e Këshillit të Evropës për vetëqeverisjen lokale janë të qarta: shoqatat e komunave duhet të krijohen NGA komunat. Shtetet duhet ta bëjnë të mundur këtë. Kosova po… Komunat e forta me shumë kompetenca ekskluzive janë themeli i planit të Ahtisaarit dhe i kushtetutës së vitit 2008”.

Krejt këto vite dhe procedura sipas Knaus janë përmbledhur për të krijuar një kurth të përsosur. “Të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Megjithatë, sipas Knaqus deri në vitin 2023, pavarësisht se Kosova kaloi nëpër tyë gjitha këto, nga serbët nuk është paraqitur asnjë propozim.

“Propozimi që e dha Kosova shkel kushtetutën, shkatërron vetëqeverisjen komunale, si dhe kalon TË GJITHA vijat e kuqe të deklaruara nga BE dhe SHBA. Që atëherë: asnjë propozim i ri nga komunat serbe…”

Sipas Knaus-it, Kjo do të garantonte që as Asociacioni dhe as në Këshillin e Evropës të mos ndodhë kurrë.

(Kosova Sot Online)