Ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 22:19
Ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos në Itali, ku ka humbur jetën një djalë 18 vjeç me origjinë shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mediave italiane, mësohet se i riu shqiptar humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, pasi ra nga çatia e një fabrike ku ishte ngjitur për të kryer disa punime, por ajo u shemb duke rënë rreth 10 metra poshtë.

I riu shqiptar është identifikuar si Franco Mazelli dhe mësohet se banonte bashkë me familjen në Fermano.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

(Kosova Sot Online)