Moti sot me diell dhe me vapë në Kosovë

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 08:20
Moti sot me diell dhe me vapë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe vapë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa maksimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 34 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)