Lipjan: Gjendet i vdekur një burrë afër një shtëpie të pabanuar që ishte përfshirë nga zjarri

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 09:33
Lipjan: Gjendet i vdekur një burrë afër një shtëpie të pabanuar që ishte përfshirë nga zjarri

Një person është gjetur i vdekur në Lipjan, në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura, shkruan “Kosova Sot Online”.

Zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është në hetime.

“Lipjan 13.07.2023-23:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)