Anëtari i OVL-së: Jena ligë na veteranët

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 21:25
Anëtari i OVL-së: Jena ligë na veteranët

Për audio-incizimin ku shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa flet me Sllavko Simiqin e Listës Serbe për listat e veteranëve, ka folur Emin Lati, anëtar i Kryesisë së OVL UÇK-së,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lati ka thënë se Kusari-lila është dashur të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje publikisht.

“Ajo është deshtë më dhënë dorëheqje edhe me kërku falje publikisht edhe mos mu dok as në televizor.Po jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asafalt deri t’ia qesim eshtnat në tokë po jena ligë një trohë se me dal ajo me thanë atë sen është marre”, ka thënë ai.

“Derisa ayre nuk u vjen marre me na nënqmu neve, pse me na ardhë marre neve me folë. Do m’na ardhë puna me përdore ketë gjuhe të urrejtjes e ban vaki edhe me vepru krejt”, ka shtuar tutje Lati.

(Kosova Sot Online)