Zhduket një femër në Podujevë, doli nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 09:23
Zhduket një femër në Podujevë, doli nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

Një person nga Podujeva e ka raportuar të zhdukur një grua në Polici, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka treguar se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku është.

Rasti lidhur me këtë zhdukje është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR- Podujevë 16.07.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

(Kosova Sot Online)