Digjen tre vetura në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 08:15
Digjen tre vetura në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Tre vetura janë përfshirë nga flakët sot në Vlorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se dy nga veturat janë djegur plotësisht ndërsa një tjetër pjesërisht.

U konstatua se kishin marrë flakë dy vetura dhe se rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara.

Shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.

(Kosova Sot Online)