Stoltenberg: Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog

  • A P /
  • 19 July 2023 - 21:24
Stoltenberg: Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog

Me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Stoltenberg ia ka thënë Vuçiqit se dhuna në Veri të Kosovës la të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR’it.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog,

Mirë për t’u takuar @predsednikr  për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupat e KFOR‘it plagosur. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të #OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga #BE“, ka shkruar ai në Twitter.

Prej protestave të dhunshme të serbëve në Veri kishin mbetur të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it. 

(Kosova Sot Online)