I jepet lamtumira e fundit të riut nga Prishtina që dyshohet se vdiq nga mbidoza e drogës

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 13:14
I jepet lamtumira e fundit të riut nga Prishtina që dyshohet se vdiq nga mbidoza e drogës

Në Prishtinë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

21-vjeçari Art Hasku është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Abdurrahman Shala’ dhe dyshohet se humbi jetën si pasojë e abuzimit me lëndë narkotike.

Ky rast ka tronditur familjen e tij, të cilët njoftuan se sot i jepet lamtumira e fundit, Artit, i cili vdiq mbrëmjen e djeshme.

Burimet brenda Emergjencës bën me dije se të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në shtrat në shtëpinë e tij dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)